Karakas, Venezuelë | Kandidati kryesor i opozitës venezueliane, Edmundo González Urrutia, ka publikuar një deklaratë në rrjetet sociale në të cilën kërkon të shpallet fitues i zgjedhjeve dhe ka firmosur deklaratën si president i zgjedhur i Venezuelës.
Në mesazhin, të nënshkruar edhe nga udhëheqësja e opozitës, Maria Korina Makado (María Corina Machado), z. González përsëriti se ai ka prova të pakundërshtueshme se ka fituar zgjedhjet presidenciale të 28 korrikut 2024, në të cilat Këshilli Kombëtar Zgjedhor (CNE), i kontrolluar nga çavistët në pushtet, në vend të kësaj shpalli fitues presidentin në largim, Nikolas Maduro (Nicolas Maduro).
Kundërshtarët kërkuan gjithashtu që Forcat e Armatosura të mos shtypin popullin dhe të përmbushin detyrat e tyre kushtetuese.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios