Berlin, Gjermani | “Patjetër që do të ketë një tjetër konferencë paqeje. Dhe presidenti ukrainas Volodimir Zelenski dhe unë jemi dakord që Rusia gjithashtu duhet të përfshihet”, tha kancelari gjerman Olaf Sholc (Scholz) në një intervistë për entin mediatik gjerman Zdf.
“Unë besoj se ka ardhur koha për të diskutuar se si të dalim nga kjo situatë lufte dhe të arrijmë paqen më shpejt”, tha ai më tej.
Kancelari Sholc (Scholz) ka bërë thirrje për shtimin e përpjekjeve diplomatike për të arritur paqen në Ukrainë më shpejt, pasi lufta hyn në vitin e saj të tretë.
“Unë besoj se ka ardhur koha për të diskutuar se si të dalim nga kjo situatë lufte dhe të arrijmë paqen më shpejt”, tha kancelari Sholc (Scholz).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments