![](https://static.wixstatic.com/media/9408e1_e873c38e161245a1be0143d8b8133765~mv2.png/v1/fill/w_774,h_516,al_c,q_90,enc_auto/9408e1_e873c38e161245a1be0143d8b8133765~mv2.png)
Berlin, Republika Federale Gjermane | Pas dy muajsh përleshje të përbërë nga gjysmë njoftime dhe mohime, më në fund u bë telefonata mes kancelarit gjerman Olaf Sholc (Scholz) dhe presidenti rus Vladimir Putin.
Një bisedë e përshpejtuar ndoshta nga fitorja e z. Danlld Tramp (Donald Trump), me të cilin kancelari gjermane foli javën e kaluar dhe më pas deklaroi se ishte gati të punonte së bashku për kthimin e paqes në Evropë.
Raportet zyrtare përshkruajnë një shkëmbim të ashpër opinionesh (“i sinqertë”, në gjuhën diplomatike të përdorur nga Kremlini) që duket se nuk lë hapësirë për perspektiva reale për përfundimin e konfliktit në Ukrainë në afat të shkurtër.
Biseda u bë e ditur nga Berlini dhe Moska, ndryshe nga ajo mes z. Tramp dhe z. Putin, e cila, sipas entit mediatik Washington Post u zhvillua dy ditë pas votimit në SHBA, por që u mohua nga Kremlini dhe nuk u konfirmua nga stafi i presidentit të zgjedhur amerikan.
Në orët e fundit, ndër të tjera, z. Tramp ka premtuar se administrata e tij do të punojë shumë fort për Rusinë dhe Ukrainën sepse ata duhet të ndalojnë.
Ndërsa ministri i Jashtëm rus Lavrov tha se po pret propozimet e manjatit, edhe nëse nuk e di se nga përbëhen ato, sepse kur një politikan thotë se nuk është për luftë, por për paqe, ai meriton vëmendje në çdo rast.
Z. Putin dhe z. Sholc (Scholz) nga ana e tyre folën për herë të parë dy vjet pas telefonatës së fundit mes tyre, në fillim të muajit dhjetor, të vitit 2022.
Si atëherë, pas bisedës u njoftua se kontaktet do të vazhdojnë, të paktën mes stafeve të tyre përkatëse.
Por palët thanë se i qëndrojnë të vendosur qëndrimeve të tyre. Qeveria gjermane tha se kancelari i kërkoi Rusisë të tërheqë trupat dhe të jetë e gatshme të negociojë me Ukrainën për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.
Z. Sholc (Scholz) gjithashtu nënvizoi vendosmërinë e Gjermanisë për të mbështetur Kievin për aq kohë sa është e nevojshme në luftën e saj mbrojtëse kundër agresionit rus.
Të njëjtat gjëra janë thënë edhe dy vite më parë, të paktën sipas asaj që u njoftua publikisht.
Z. Putin hodhi menjëherë kartat e tij në tryezë: një marrëveshje e mundshme për t'i dhënë fund konfliktit duhet të bazohet në realitetet e reja territoriale domethënë në atë që Moska ka arritur deri më tani.
Në fakt, më shumë. Kremlini kujtoi se z. Putin, në një fjalim në Ministrinë e Jashtme, vendosi si kushte për një armëpushim tërheqjen e forcave ukrainase nga katër rajonet pjesërisht të pushtuara (Donetsk, Lugansk, Zaporizhzhia dhe Kherson) dhe angazhimin zyrtar të Kievit për të mos u anëtarësuar në NATO.
Është e pamundur të dihet nëse të dy udhëheqësit u kufizuan në këtë apo nëse në vend të kësaj doli diçka e re.
Përmbajtja e bisedës u raportua nga z. Sholc (Scholz) tek partnerët evropianë, sipas entit mediatik Spiegel.
Ndërsa zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, teksa shprehu kënaqësinë për faktin që kancelari kontaktoi me z. Putin, nënvizoi se nuk mund të thuhet se ka pasur rastësi mendimesh.
Sidoqoftë, biseda ishte e mjaftueshme për të alarmuar presidentin e Ukrainës Volodimir Zelenski.
Presidenti ukrainas i tha kancelarit Sholc (Scholz), i cili e kontaktoi atë përpara se të telefononte z. Putin, se nisma e tij do të ndihmojë presidentin rus të reduktojë izolimin e tij dhe, në fund të fundit, të vazhdojë luftën në Ukrainë.
Të njëjtat koncepte të shprehura nga Ministria e Jashtme e Kievit, sipas të cilave duhen veprime konkrete dhe të forta kundër Putinit, jo bindje dhe përpjekje qetësimi, të cilat, ai i sheh si shenja dobësie dhe i përdor në favor të tij.
Presidenti Zelenski ishte më i butë ndaj z. Tramp. Nën administrimin e tij, ai tha në një intervistë se lufta e Rusisë kundër Ukrainës do të përfundojë më shpejt, megjithëse nuk ka një datë të saktë.
Për më tepër, udhëheqësi ukrainas shtoi se një ndërveprim konstruktiv ishte zhvilluar me presidentin e zgjedhur, duke pretenduar se manjati do t'i kishte kërkuar të merrte pjesë në negociatat me Rusinë. Ndërkohë, luftimet dhe bombardimet vazhdojnë.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës tha se një grua 35-vjeçare vdiq dhe dhjetë persona u plagosën në një sulm ajror rus në qytetin port të Odessa mbrëmë.
Ndërsa Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se forcat e Moskës kanë pushtuar një fshat tjetër në Ukrainën lindore: Stepanovka, në rajonin e Donjeckut.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments