top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KANCELARI SHOLC (SCHOLZ): HAPAT E PUTINIT NDËRKOMBËTARIZOJNË KONFLIKTIN UKRAINAS | AI PARALAJMËROI KUNDËR ATYRE QË MBYLLIN SYTË PARA RREZIKUT SE LUFTA MUND TË PËRFSHIJË EVROPËN DHE TË GJITHË BOTËN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 30, 2024
  • 1 min read

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Kancelari gjerman Olaf Sholc (Scholz) i ka quajtur hapat e fundit të presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë një ndërkombëtarizim të mëtejshëm të rrezikshëm të konfliktit ukrainas.

 

Udhëheqësi socialdemokrat foli për këtë në fjalimin e tij elektoral në Berlin, në Willy Brandt Haus, duke nënvizuar se Putini po provokon përshkallëzim tash e tre vjet.

 

Kryeministri Sholc (Scholz) përsëriti mbështetjen e fortë të Gjermanisë për Ukrainën, e cila, do të mbetet e tillë për sa kohë që Ukraina ka nevojë për të.

 

Pastaj ai paralajmëroi kundër atyre që mbyllin sytë para rrezikut se lufta mund të përfshijë edhe Evropën dhe të gjithë botën.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

תגובות

דירוג של 0 מתוך 5 כוכבים
אין עדיין דירוגים

הוספת דירוג
bottom of page