top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KANCELARI GJERMAN OLAF SHOLC (SCHOLZ) KUNDËRSHTOI VENDOSMËRISHT NDËRHYRJEN NË FUSHATËN ZGJEDHORE TË ZV/PRESIDENTIT AMERIKAN VENS (VANCE) I CILI LAVDËROI AFD-në | EDHE PARISI DOLI KUNDËR NDËRHYRJES.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Mynih, Republika Federale e Gjermanisë | Kancelari gjerman ka kundërshtuar vendosmërisht ndërhyrjen në fushatën zgjedhore gjermane të zëvendëspresidentit amerikan.

 

Duke folur dje në Konferencën e Sigurisë në Mynih, zv/presidenti amerikan Vens (Vance) sulmoi Bashkimin Europian duke deklaruar se kërcënimi më i madh për Evropën sot nuk është Rusia, nuk është Kina, nuk është ndonjë aktor tjetër i jashtëm; është kërcënimi nga brenda, distancimi i Evropës nga disa prej vlerave të saj më themelore, vlerave të përbashkëta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

 

Zv/presidenti JD Vens (Vance) kritikoi trajtimin e imigracionit dhe atë që ai e quajti censurë në mediat sociale.

 

Përgjigja erdhi edhe nga Parisi: “Askush nuk mund t’i imponojë Evropës modelin e vet”.

 

Nënpresidenti amerikan JD Vance u ka bërë thirrje partive të tjera të bashkëpunojnë me AfD-në nacionaliste.

 

Në fjalimin e tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih, kancelari Sholc (Scholz) deklaroi se ne nuk do të pranojmë të huajt të ndërhyjnë në demokracinë tonë, në zgjedhjet tona, në formimin demokratik të opinionit në favor të kësaj partie.

 

Kjo nuk është e përshtatshme, veçanërisht midis miqve dhe aleatëve, dhe ne e refuzojmë me vendosmëri”, shtoi ai, duke theksuar se jemi ne që vendosim të ardhmen e demokracisë sonë.

 

PARISI: ASKUSH NUK MUND TË IMPONOJË MODELIN E TIJ NË EVROPË.


Ministri i Jashtëm francez Jean-Noel Barrot mbrojti politikat e Evropës pas sulmit të ashpër të djeshëm nga nënpresidenti amerikan JD Vens (Vance).

 

Sot në Mynih po ripohoj tre parime: një, liria e fjalës është e garantuar në Evropë; dy, kur je i sigurt, nuk ndihesh i kërcënuar nga kritikat; tre, askush nuk detyrohet të miratojë modelin tonë, por askush nuk mund të na imponojë të tyren”, shkroi kreu i diplomacisë franceze në rrjetin social virtual Iks (X), i cili, po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page