top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KANCELARI GJERMAN FRIDRSISH MERC (FRIEDRICH MERZ): DO TË KETË NJË MIRËKUPTIM NË NATO PËR SHPENZIMET USHTARAKE; RUSIA ËSHTË KËRCËNIM PËR TË GJITHË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 25
  • 1 min read

Bruksel, Belgjikë | Pres që sot të marrim një vendim të përbashkët për t'i siguruar NATO-s më shumë burime në të ardhmen me një shtesë prej 3.5% dhe 1.5% për infrastrukturën e forcave tona të armatosura dhe e gjithë kjo do të ndodhë me një marrëveshje të shkëlqyer, sepse jemi dakord që situata ka ndryshuar dhe kërcënimi ka të bëjë veçanërisht me Rusinë, e cila, jo vetëm që kërcënon Ukrainën, por të gjithë paqen dhe të gjithë rendin politik të kontinentit tonë”.


Kancelari gjerman Fridrish Merc (Friedrich Merz) e tha këtë me të mbërritur në samitin e NATO-s në Hagë.


Dua ta bëj të qartë se vendimet që marrim nuk merren për t'i bërë dikujt një nder, por përkundrazi në bazë të vetëdijes sonë, bindjes sonë se NATO në tërësi, dhe kjo vlen veçanërisht për komponentin e saj evropian, duhet të bëjë më shumë në vitet e ardhshme për të siguruar aftësinë e saj mbrojtëse”, theksoi ai.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Commentaires

Noté 0 étoile sur 5.
Pas encore de note

Ajouter une note
bottom of page