top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KANCELARI GJERMAN DHE KRYEMINISTRI BRITANIK DEKLARUAN SE NUK KA VENDIME TË REJA PËR ARMËT NË KIEV.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 28, 2024
  • 1 min read

Berlin, Gjermani | Nuk ka vendime të reja për furnizimet me armë në Kiev”, deklaruan kancelari gjerman Olaf Sholc (Scholz) dhe kryeministri britanik Keër Starmër (Keir Starmer) në Berlin, në konferencën për shtyp në fund të takimit të sotëm në Berlin.

 

Gjermania dhe Britania e Madhe do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, theksuan ata të dy.

 

Britania e Madhe dhe Gjermania do të punojnë në muajt e ardhshëm për një marrëveshje që pasqyron gjerësinë e marrëdhënieve tona dhe nuk ka pasur kurrë një marrëveshje si kjo”, tha kancelari Sholc (Scholz) i cili vlerësoi marrëdhëniet e gjata të miqësisë dhe besimit midis dy vendeve.

 

Ne do të kujdeset për këtë bashkëpunim për mirëqenien e vendeve tona, të Evropës dhe të sigurisë. Ne duam një fillim të ri, një rivendosje me Evropën. Kjo nuk do të thotë se ne do të kthehemi pas Brexit dhe do t'i bashkohemi BE-së”, tha kryeministri britanik Starmër (Starmer) në Berlin, në një konferencë për shtyp me kancelarin gjerman Sholc (Scholz).

 

Ne duam një bashkëpunim më të ngushtë”, shtoi ai.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page