top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KAMËZ: PROKURORIA E TIRANËS SEKUESTROI PASURI MATERIALE ME VLERË 500 MIJË € TË BUJAR LLESHIT (I DËNUAR PENAL NË MBRETËRINË E BASHKUAR PËR KULTIVIM TË BIMËVE NARKOTIKE NË SHTËPI BARI).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 5
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë sekuestroi pasuri materiale me vlerë 500 mijë € ndaj:

1- Z. Bujar Lleshi (i dënuar penal në Mbretërinë e Bashkuar, për kultivim të bimëve narkotike, në ambient të mbyllur).


Ndaj tij është ngritur akuza penale e parashikuar si:

1- Pastrim i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”.


Njoftim | Sekuestrohen pasuri me vlerë rreth 500 000 euro, në pronësi të një shtetasi të dënuar në Mbretëri të Bashkuar, për kultivim të bimëve narkotike, me llamba.


Si rezultat i hetimeve të ndjekura nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Prokuroria e Tiranës, në bazë të një procedimi të regjistruar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”, u finalizua operacioni “Source”.


Në kuadër të operacionit, u ekzekutua vendimi për sekuestrimin e pasurive të shtetasit B. Ll. (të dënuar në Mbretëri të Bashkuar, për kultivim të bimëve narkotike, në ambient të mbyllur) dhe të familjarëve të tij. Pasuritë e sekuestruara, me vlerë rreth 500 000 euro, që ndodhen në Kamzë, janë:

-1 objekt banimi;

-2 automjete të tipeve “Jeep” dhe “Opel Corsa”;

-1 aktivitet tregtar me objekt blerjen, shitjen dhe riparimin e automjeteve.


Vijon puna për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që kanë burim veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin zyrtar.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

ความคิดเห็น

ได้รับ 0 เต็ม 5 ดาว
ยังไม่มีการให้คะแนน

ให้คะแนน
bottom of page