top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KALIFORNI: TËRMET ME MAGNITUDË 5.2 | THELLËSIA FOKALE 13.4 KM.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 days ago
  • 1 min read

Kaliforni, Amerikë | Një tërmet me magnitudë 5.2 goditi zonën e San Julian-it, me epiqendër rreth 70 km në verilindje të San Diegos, në Kaliforninë Jugore”, sipas USGS.

 

Goditja kryesore, në thellësinë 13.4 km, u pasua nga disa më të vogla, maksimumi 3.1, të gjitha në të njëjtën zonë.

 

Gjithçka u drodh”, kështu përshkroi një dëshmitar në vend, i cituar nga gazeta amerikane “Los Angeles Times”, momentin në të cilin u ndje tërmeti me magnitudë 5.2 që goditi San Diego County dhe u ndje në të gjithë Kaliforninë Jugore.

 

Tërmeti kishte epiqendrën e tij tre milje në jug të qytetit të Julian dhe 17 milje në lindje të Ramona-s dhe u ndje në të gjithë rajonin.

 

Nuk ka raporte të menjëhershme për dëme apo lëndime serioze, raportoi media kaliforniane.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Opmerkingen

Beoordeeld met 0 uit 5 sterren.
Nog geen beoordelingen

Voeg een beoordeling toe
bottom of page