top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

KA SHKUAR NË 51 NUMRI I TË VDEKURVE NGA SHPËRTHIMI NË NJË MINIERË NË TABAS NË IRANIN LINDOR.

Teheran, Iran | Një shpërthim në një minierë qymyri ka lënë të paktën 51 të vdekur dhe 22 punëtorë të bllokuar.

 

Të paktën 17 të plagosur.

Kumtohet se shkak u bë një rrjedhje e gazit metan.

 

Kjo është bërë e ditur nga mediat shtetërore të Teheranit.

 

Shpërthimi ndodhi vonë të shtunën në mbrëmje, ndërsa rreth 70 minatorë ishin të pranishëm në vendin e tyre të punës, 540 kilometra në jug-lindje të Teheranit.

 

Në vendngjarje janë dërguar ekipet e emergjencës.

 

Guvernatori i përgjithshëm i provincës së Khorasanit Jugor, Javad Ghanaat, raportoi se pas shpërthimit në blloqet B dhe C të minierës së qymyrit Madanjou në Tabas, 22 minatorë u bllokuan në bllokun C.

 

Disa ekipe shpëtimi po përpiqen t'i shpëtojnë duke krijuar një hapje në tuneli, ku u zbulua një përqendrim i lartë i gazit metan.

 

Guvernatori Ghanaat shpjegoi se puna e shpëtimit në Bllokun B ka përfunduar dhe nga 47 punëtorët që ishin të pranishëm, 30 vdiqën dhe 17 u plagosën.

 

Aksidenti i shtohet listës së tragjedive të ngjashme që kanë ndodhur në minierat e Iranit ndër vite.

 

Në vitin 2017, një shpërthim në minierën e qymyrit mori të paktën 42 jetë, ndërsa ngjarjet e mëparshme në 2013 dhe 2009 rezultuan në 11 dhe 20 të vdekur, respektivisht.

 

Aksidentet shpesh i atribuohen standardeve joadekuate të sigurisë dhe aftësive të dobëta të reagimit ndaj emergjencave në rajonet minerare.

 

Presidenti iranian Masud (Masoud) Pezeshkian, para nisjes për në Jorkun e Ri, ku do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të 79-të të Kombeve të Bashkuara, shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave të aksidentit.

 

Prandaj ai udhëzoi anëtarët e qeverisë së tij që të ndjekin nga afër hetimet për shkaqet e shpërthimit dhe të ofrojnë mbështetjen e nevojshme për viktimat dhe familjet e tyre.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page