
Berat, Shqipëri | Një aksident automobilistik ngjau në aksin rrugor Berat-Dimal, në vendin e quajtur “Kthesa e Lapardhasë”.
Automjet, tip “Toyota”, i drejtuar nga z. Dhimitër Papa, doli nga rruga dhe u përplas me një shtyllë që shërbente për treansmetimin e energjisë elektrike.
Drejtuesi i automjetit u transportua me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku po merr mjekim pas plagëve të marra nga përplasja, ku gjendet jashtë rrezikut për jetën.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments