Karakas, Venezuelë | Z. Elvis Amoroso, presidenti i Këshillit Kombëtar Zgjedhor të Venezuelës (Cne), i ka dorëzuar Gjykatës së Lartë të Drejtësisë regjistrat zgjedhorë (elektoralë) të zgjedhjeve të 28 korrikut 2024.
“Gjithçka që është kërkuar nga gjykata më e lartë e Republikës është paraqitur”, tha z. Amoroso pa dhënë detaje të mëtejshme.
Dokumentet u kërkuan nga një vendim më 3 gusht 2024 pas apelit të presidenti çavisto-komunist Nikolas Maduro (Nicolás Maduro): presidenti venezuelian i kishte kërkuar gjykatës të certifikonte procesin zgjedhor pas ankesave për mashtrim nga opozita.
Gjykata e Lartë i kishte dhënë afat Këshillit Kombëtar Zgjedhor tre ditë për të paraqitur raportet e votimit, numrin e përgjithshëm të qendrave të votimit në mbarë vendin, si dhe procesverbalin e dhënies dhe shpalljes së fitores së z. Maduro.
“Falënderoj Këshillin Kombëtar të Zgjedhjeve dhe rektorët e tij që u paraqitën sot. Konfirmojmë se kemi marrë dokumentet me anekset e tyre nga ky organ zgjedhor”, deklaroi kryetarja e Gjykatës së Lartë, Karislia (Caryslia) Rodríguez.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments