Karakas, Venezuelë | Këshilli Kombëtar Zgjedhor i Venezuelës (CNE) e ka quajtur raportin e Panelit të Ekspertëve të OKB-së për zgjedhjet presidenciale të 28 korrikut propaganda plot gënjeshtra dhe kontradikta.
CNE sulmoi OKB-në për shkak se u prek nga një qëllim pervers politik në publikimin e raportit të ndërtuar me argumente të gabuara dhe të shtrembëruara.
Autoriteti më i lartë zgjedhor i Venezuelës që shpalli fitues presidentin diktator çavisto-komunist Nikolas Maduro (Nicolás Maduro) dy javë e gjysmë më parë nuk ka botuar ende asnjë procesverbal të zgjedhjeve, siç kërkohet nga opozita dhe pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar.
CNE akuzoi raportin e OKB-së se donte të delegjitimonte procesin zgjedhor të përsosur dhe transparent që u zhvillua më 28 korrik 2024.
Ekspertët e Kombeve të Bashkuara kishin udhëtuar në Venezuelë me ftesë të CNE për të ndjekur zgjedhjet dhe për të prodhuar një dokument që supozohej të mbetej i brendshëm.
Megjithatë, pas shumë kritikave për rezultatin e votimit, OKB vendosi ta bëjë atë publik të martën.
Sipas këtij raporti paraprak, nuk janë respektuar masat elementare të transparencës dhe integritetit të nevojshme për zgjedhje të besueshme.
Njoftimi i rizgjedhjes së diktatorit Maduro për një mandat të tretë ka provokuar protesta spontane në Venezuelë me një numër zyrtar deri tani prej 25 të vdekurish, 192 të plagosurish dhe 2400 të arrestuarish.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commentaires