top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

KËSHILLI I MINISTRAVE I RSh-së MIRATOI VENDIMIN PËR ZHVILLIMIN DHE PJESËMARRJEN E 825 TRUPAVE USHTARAKE TË BRITANISË SË MADHE NË STËRVITJEN E PËRBASHKËT DYPALËSHE “CORRIDOR VIII RESPONSE”.

Tiranë, Shqipëri | Këshilli i Ministrave, I Republikës së Shqipërisë, miratoi vendimin për zhvillimin dhe pjesëmarrjen e 825 trupave ushtarake të Britanisë së Madhe në stërvitjen e përbashkët dypalëshe “CORRIDOR VIII RESPONSE”.

 

Qëllimi i pjesëmarrjes të Forcave të Armatosura është demonstrimi i aftësive të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për koordinimin, sigurimin e teatrit të zbarkimit, pritjen dhe shoqërimin e forcave britanike në territorin e Republikës së Shqipërisë”, thuhet në vendim.

 

Stërvitja zhvillohet në periudhën 18 shtator -13 tetor 2024, në afërsi të Bazës Detare të Pashalimanit, sipas teknikave amfibe dhe në Portin e Durrësit për trupat e Strategic Reserve Force (SRF).

 

Trupat britanikë gjatë hyrjes, qëndrimit dhe daljes nga territori i Republikës së Shqipërisë do të kenë statusin e parashikuar në marrëveshjen ndërmjet palëve të Traktatit të Atlantikut të Veriut, për statusin e forcave të tyre, nënshkruar në Londër, më 19 qershor 1951, dhe ratifikuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë me ligjin nr.10 101, datë 26.3.2009.

 

Gjatë hyrjes, qëndrimit e daljes nga territori i Republikës së Shqipërisë trupat britanikë shoqërohen nga njësi të armatosura të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page