Uashington, Amerikë | Një grup parlamentarësh amerikanë i dërguan një letër sekretarit amerikan të Shtetit, Entëni (Antony) Blinken, duke kërkuar revokimin e vizave të të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë braziliane (STF), veçanërisht të gjyqtarit Alexandre de Moraes, i përshkruar në dokument si një diktator totalitar.
Letra, e raportuar këtë mbrëmje nga gazeta braziliane O Globo, thekson se demokracia dhe liria e shprehjes kërcënohen në Brazil për shkak të vendimeve të STF që shkelin këto parime, duke përfshirë pezullimin e rrjetit social virtual Iks (X) për arsye të dyshimta ligjore.
Dokumenti flet gjithashtu për censurën e konservatorëve dhe kritikëve të Gjykatës së Lartë, e cila përfaqëson një kthesë të rrezikshme autoritare në një nga demokracitë më të mëdha të Perëndimit.
“Ne ju ftojmë me respekt (thuhet duke iu referuar Blinken, red.) të refuzoni çdo kërkesë për vizë ose hyrje në Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë revokimin e çdo vize ekzistuese në emër të gjyqtarit Alexandre de Moraes dhe anëtarëve të tjerë të Gjykatës së Lartë braziliane bashkëpunëtre e këtyre praktikave antidemokratike”, thuhet në një fragment të letrës së nënshkruar nga përfaqësuesit Karlos (Carlos) Giménez dhe María Elvira Salazar, nga senatori Rik Skat (Rick Scott), të tre nga Florida, nga Kristofër (Christopher) H. Smith, dhe nga Riç Mek’Kormik (Rich McCormick), përfaqësues të Xhersit të Ri dhe të Gjeorgjisë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
コメント