KËNGËTARI VIKTOR BASHA U PËRFSHI NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK: VDIQ | VIKTIMA MBETËN GJITHASHTU PAULIN ZEFI DHE ZHAKLINA HYSA.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 13
- 2 min read

Lezhë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit konstatuan se një aksident rrugor ngjau në aksin Shën Gjin-Lezhë.
Një nga viktimat është edhe z. Viktor Basha, i cili, u përfshi në aksidentin e ndodhur më 7 shkurt 2025 në fshatin Dragushë të Lezhës.
Ai vdiq pas përpjekjesh të mëdha për t’u mbijetuar plagëve të rënda në Spitalin e Traumës, në Tiranë.
Përveç tij, vdiq në spital edhe znj. Zhaklina Hysa (bashkëshortja e z. Paulin Zefi, i cili gjithashtu vdiq në aksident).
Në lidhje me këtë ngjarje tragjike Agjencia telegrafike Vox (Voks) ka botuar artikullin me përmbajtjen e mëposhtëme.👇👇👇
AKSIDENT AUTOMOBILISTIK NË AKSIN RRUGOR SHËN GJIN-LEZHË: PAULIN ZEFI DHE ZHAKLINA HYSA MBETËN TË VDEKUR | 1 I ARRESTUAR.
Lezhë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit konstatuan se një aksident automobilistik ngjau në aksin rrugor Shën Gjin-Lezhë.
Për pasojë mbeti i vdekur z. Paulin Zefi.
E plagosur mbeti znj. Zhaklina Hysa, e cila, u transportua në gjendje të rëndë te spitali i Traumës në Tiranë, por, pavarësisht ndihmës mjekësore, ajo nuk mundi të mbijetojë.
Njoftim | Lezhë/Në vijim të informacionit të dhënë pasditen e djeshme, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Lezhë-Shëngjin”, informojmë se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Gj. D., 25 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen.
Nga përplasja e kamionit që drejtonte shtetasi Gj. D. me automjetin që drejtonte shtetasi P. Z., 30 vjeç, humbi jetën në vendngjarje 30-vjeçari dhe u dëmtua rëndë pasagjerja në automjetin e tij, shtetasja Zh. H., 40 vjeçe, e cila ka humbur jetën në spital.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com
Comments