Bruksel, Belgjikë | Këshilli miratoi sot për herë të parë një masë ndihme në kuadër të Fondit Europian të Paqes me vlerë 13 milionë euro për të përmirësuar efektivitetin operacional të Forcave të Armatosura Shqiptare, veçanërisht në drejtim të lëvizshmërisë, manovrimit dhe mbrojtjes.
Masa e ndihmës do të forcojë gjithashtu aftësitë e Shqipërisë në lidhje me pjesëmarrjen e saj në operacionet dhe misionet e Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes së BE-së (CSDP) dhe në çdo koalicion ndërkombëtar.
“Shqipëria është një partner i besueshëm i sigurisë dhe një vend kandidat për në Bashkimin Europian. Vendimi i sotëm paraqet një moment historik të rëndësishëm në bashkëpunimin tonë për sigurinë dhe mbrojtjen.
Ai pasqyron gjithashtu vlerësimin tonë për përafrimin e plotë të Shqipërisë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, e cila është një shprehje shumë e qartë e zgjedhjes strategjike të Shqipërisë për një të ardhme brenda BE-së”, komentoi z. Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments