JORKU I RI: KËSHILLI I OKB-së DO TË MBAJË VOTIM PËR ARMËPUSHIMIN NË GAZA | VOTIMI SONTE NË ORËN 22:00 (ME KOHËN SHQIPTARE).
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 4
- 1 min read

Jorku i Ri, Amerikë | Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të votojë në orën 22:00 sipas kohës shqiptare për një rezolutë që bën thirrje për armëpushim dhe akses humanitar në Gaza, por pritet të përballet me një veto të re amerikane, e para e administratës së re Tramp (Trump).
Mesazhi i fundit, i cili bënte thirrje për armëpushim, u bllokua në muajin nëntor nga ish-presidenti amerikan Xhëu Baidn (Joe Biden).
Rezoluta bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm; pa kushte; të përhershëm; lirimin pa kushte të pengjeve.
Duke pasur parasysh situatën katastrofike humanitare në territorin palestinez, dokumenti bën thirrje për heqjen e menjëhershme të kufizimeve për hyrjen e ndihmës humanitare në Gaza.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments