top of page
E BARDHË SHIRIT.png

JORDANI: PROTESTA KUNDËR PLANIT TË PRESIDENTIT TRAMP PËR GAZËN | SI ORGANIZATORE E PROTESTAVE KONSIDEROHET “VËLLAZËRIA MYSLIMANE” DHE TË TJERA SUBJEKTE POLITIKE.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Aman, Jordani | Protestat kundër presidentit amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) në Amanin qendror, Jordani, pas propozimit të tij për të transferuar pjesën më të madhe të popullsisë së Rripit të Gazës jashtë territorit dhe për të menaxhuar rindërtimin nga Shtetet e Bashkuara.

 

Presidenti amerikan e përshkroi zonën si një grumbull të madh rrënojash që, në duart e amerikanëve, mund të shndërrohej në Riviera e Lindjes së Mesme, duke sugjeruar që Egjipti, Jordania dhe vende të tjera mund të pranonin palestinezët e zhvendosur.

 

Marshimi në qendër të kryeqytetit jordanez me postera dhe pankarta anti-Tramp dhe pro-palestineze u organizua nga partia Vëllazëria Myslimane dhe parti të tjera opozitare.

 

Jordania iu bashkua vendeve të tjera arabe në refuzimin e çdo dëbimi të palestinezëve duke përsëritur thirrjen e saj për një shtet palestinez.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page