JOAQUÍN GUZMÁN (EL ÇAPO) KËRKON NJË RISHIKIM TË GJYKIMIT TË TIJ: E KONSIDERON ARRESTIMIN E TIJ TË PALIGJSHËM.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Oct 23, 2024
- 2 min read
Uashington, Amerikë | Trafikanti meksikan i drogës Joaquín Guzmán (i njohur me nofkën Shkurtabiqi – El Çapo) ka kërkuar një gjyq të ri penal pas të konsideruarit si gjyqi i shekullit, i mnajtur në Jorkun e Ri, në të cilin, ai u dënua me burgim të përjetshëm, në vitin 2019.
“Ekstradimi në Distriktin Lindor të Jorkut të Ri ishte i paligjshëm. Unë duhej të ekstradohesha në Distriktin Lindor të Teksasit dhe në Distriktin Jugor të Kalifornisë. Asnjëherë nuk ka pasur një heqje dorë nga rregulli i specialitetit i nënshkruar nga një gjykatës i magjistraturës” shkroi “El Çapo” në dokumentin ligjor që kërkon rishikimin.
Sipas rregullit të specialitetit të cituar nga El Çapo Guzmán, një person nuk mund të t'i nënshtrohet ndjekjes penale, të dënohet ose të privohet nga liria për çdo krim para dorëzimit, përveç atij për të cilin ishte dorëzuar.
Ai po mbahet në burgun e sigurisë maksimale të Kolorados, dhe theksoi se ndihma ligjore e ofruar ndaj tij ishte joefektive si gjatë gjykimit ashtu edhe në apel.
“Avokatët e mi nuk ishin efektivë. Ata nuk i morën në pyetje siç duhet dëshmitarët dhe si rezultat u shpalla fajtor. As nuk luftuan që të përjashtoheshin disa prova nga gjyqi”, shtoi ish-shefi i kartelit Sinaloa.
Sot “El Çapo” përfaqësohet nga avokati portorikan Mariel Kolon (Colón) Miro, i njëjti që mbrojti edhe gruan e tij, Emma Koronel (Coronel).
Gjatë gjyqit të shekullit në Jorkun e Ri, ekipi i tij ligjor drejtohej nga z. Xhefri Liçmen (Jeffrey Lichtman), i cili, tani mbron Joaquín dhe Ovidio Guzmán López, dy nga djemtë e “El Çapos” të ndaluar në Çikago, Illinois.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments