top of page
E BARDHË SHIRIT.png

JEMEN: OKB-ja SHPREHU SHQETËSIM PËR PUNONJËSIT E ARRESTUAR NGA HUTHITË E MBËSHTETUR NË PRAPAVIJË NGA IRANI.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Jorku i Ri, Amerikë | Agjencitë e OKB-së dhe disa OJQ shprehën dje shqetësimin e tyre të madh për një numër të madh të punonjësve të tyre të arrestuar arbitrarisht nga Huthitë në Jemen, dhe kërkuan lirimin e tyre të menjëhershëm.

 

Huthitë - të mbështetur nga Irani - kanë në paraburgim dhjetëra punonjës të Kombeve të Bashkuara dhe disa organizata humanitare, shumica prej tyre që nga muaji qershor.

 

Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar nga raportet se qeveria de facto e Huthive ka nisur procedime penale kundër një numri të konsiderueshëm kolegësh që janë arrestuar në mënyrë arbitrare”, thuhet në deklaratën e nënshkruar nga krerët e agjencive të OKB-së dhe OJQ-ve të përfshira.

 

Autoritetet Huthi nuk kanë bërë asnjë koment për këtë çështje.

 

Ndër nënshkruesit e deklaratës janë drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtoresha e përgjithshme e UNESCO-s Audrey Azoulay, Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut Volker Türk dhe drejtori ekzekutiv i Oxfam International Amitabh Behar.

 

Në muajin qershor të vitit 2024, Huthitë arrestuan 13 punonjës të OKB-së, duke përfshirë gjashtë punonjës të Zyrës së Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, më shumë se 50 anëtarë të ON dhe një punonjës të ambasadës.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page