top of page
E BARDHË SHIRIT.png

JAPONIA: JO KËRKESËS PËR RRITJE TË BUXHETIT TË MBROJTJES NË 3% TË PBB-së NGA KANDIDATI PËR ZV/SEKRETAR TË MBROJTJES SË SHBA-së ELLBRIXH KALLBI (ELBRIDGE COLBY).

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Tokio, Japoni | Qeveria japoneze ka refuzuar një kërkesë nga Ellbrixh Kallbi (Elbridge Colby), një kandidat për zëvendës sekretarin e Mbrojtjes së ShBA-së në administratën aktuale të presidentit Tramp (Trump), për të rritur shpenzimet ushtarake në 3% të prodhimit të brendshëm bruto për të adresuar më mirë sfidat në rritje të sigurisë.

 

Sipas kryeministrit Shigeru Ishiba, Japonia përcakton shpenzimet e saj të mbrojtjes në mënyrë të pavarur dhe jo sipas udhëzimeve të vendeve të tjera, ndërsa sekretari i kabinetit Joshimasa Hajashi (Yoshimasa Hayashi) theksoi rëndësinë e vlerës së aftësive ushtarake sesa madhësinë e buxhetit.

 

Komentet erdhën pas një seance dëgjimore në Senat, gjatë së cilës z. Kalbi (Colby) tha në një deklaratë me shkrim se Japonia duhet të shpenzojë të paktën 3 për qind të PBB-së së saj për mbrojtjen dhe sa më shpejt të jetë e mundur.

 

Qeveria e Tokios ka kufizuar prej kohësh shpenzimet e saj të mbrojtjes në rreth 1 përqind të PBB-së, ose rreth 5 trilion jen (31.2 trilion dollarë), por vitet e fundit ajo ka rritur buxhetin me synimin për të arritur në 2 përqind deri në vitin 2027.

 

Z. Kalbi (Colby), i konsideruar si një skifter kundër Pekinit, komentoi gjithashtu se ka pak kuptim që Japonia, e kërcënuar drejtpërdrejt nga Kina dhe Koreja e Veriut, të shpenzojë vetëm 2%, duke iu referuar kërkesave të presidentit Tramp (Trump) që Tajvani dhe vendet anëtare të NATO-s të ndajnë përkatësisht 10% dhe 5% të PBB-së për shpenzimet ushtarake.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page