top of page
E BARDHË SHIRIT.png

JAPONI | KRYEMINISTRI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË EDI RAMA U MIRËPRIT ME CEREMONI ZYRTARE NGA KRYEMINISTRJA SANAE TAKAIÇI (TAKAICHI).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 22
  • 2 min read

Tokio, Japoni | Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Japoni.


Ai u mirëprit në një ceremoni të veçantë me Gardë Nderi nga kryeministrja japoneze Sanae Takaiçi (Takaichi).


E nderuar Kryeministre!


Së pari më lejoni t’Ju falënderoj për mikpritjen Tuaj, të cilën nuk do ta harroj, dhe gjithashtu kam dëshirë të them se kam patur mundësinë të jem pjesë e shumë ceremonive, por kjo ceremoni e sotmja ka qenë shumë e veçantë.


Marrëdhënia Japoni-Shqipëri është në marrëdhënie e cila është e bazuar tek vlerat dhe tek parime të përbashkëta për botën në të cilën ne dëshirojmë të jetojmë.


Dhe po, është e vërtetë që e kam parë strategjinë e Indo-Paqësorit dhe e mbështesim atë plotësisht, ashtu siç mbështesim plotësisht të gjithë përmbajtjen e kësaj strategjie.


Dhe për këtë arsye me shumë kërshëri ne presim që të eksplorojmë mundësi të ndryshme sesi mund të afrohemi me Japoninë.


Dëshiroj t’u them dhe paraprakisht që vitin e ardhshëm në Tiranë ne do të organizojmë samitin e NATO-s dhe për këtë arsye kam kënaqësinë e veçantë t’ju ftoj të merrni pjesë në atë samit.


Dhe në fakt, kur të vini do të jetë dhe rasti i parë kur një kryeministër apo kryeministre të vizitojë Shqipërinë në një vizitë shtetërore dhe do të ishte kënaqësi që t’ju mikprisnim dhe në njëfarë mënyrë ‘të marrim hak’, për këtë mikpritje kaq të ngrohtë që ju na keni ofruar dhe na ka lënë mbresa.


Para se ta mbyll më lejoni t’Ju përgëzoj për fitoren Tuaj fantastike dhe është mbresëlënëse që shikojmë një grua në krye të qeverisë me të gjithë të tjerët që janë burrat në kabinetin e saj, jeni e dyta pas ish-kryeministres së Britanisë, të ndjerës Margaret Theçër (Thatcher).


Faleminderit shumë, një urim për ju dhe popullin tuaj”, tha Kryeministri Rama.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page