JAPONI | 15 TË PLAGOSUR NË SULM ME THIKË NË NJË FABRIKË; KUMTOHET PËR NJË TË ARRESTUAR.

Tokio, Japoni | “Të paktën 15 veta u plagosën në një sulm me thikë dhe sprej në një fabrikë gomash në Jokohama (Yokohama), në Mishima, në prefekturën qendrore Shizuoka”.
Kështu raportuan zjarrfikësit, të cituar nga agjencia japoneze e lajmeve “Kyodo”.
Kumtohet se një subjekt i dyshuar për sulmin kriminal tashmë është arrestuar.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









Comments