top of page
E BARDHË SHIRIT.png

JANI ALIAJ KISHTE NDRYSHUAR PAMJE ME QËLLIM QË TË MOS NJIHEJ.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Tiranë, Shqipëri | Z. Jani Aliaj, i cili, u arrestua më 31 dhejtor të vitit 2024 në Athinë kishte ndryshuar pamje me qëllim që të mos njihej.

 

Ai u gjurmua nga Interpol Tirana dhe Drejtoria për Marrëdhëniet me Jashtë në Policinë e Shtetit dhe në bashkëpunim me policinë greke u arrestuan për tu ekstraduar në Shqipëri.

 

Ai është i dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia shqiptare për vrasjen e z. Elton Çiço për hakmarrje.

 

Ngjarja kriminale ndodhi më 1 maj të vitit 2016 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

 

Gjatë kontrollit të të dhënave të tij në sistemin elektronik që policët greke mbanin me vete, ka rezultuar se ai mbante një kartë identiteti false greke, me emrin Aleksan Kreshnik, i lindur në vitin 1976.

 

Me qëllim verifikimin e mjetit të identifikimit ai u shoqërua në stacionin e policisë Moskato.

 

Nga verifikimi rezultoi se ai ishte arratisur nga burgu i Korfuzit, më 1 qershor të vitit 2015, duke shkelur lejen e rregullt 11-ditore.

 

Ai ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një qytetari shqiptar, plagosje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, ngjarje kriminale të ndodhura në vitin 2006, në Athinë.

 

Nga verifikimi rezultoi se ishte shpallur në kërkim policor ndërkombëtar i dyhsuar si i përfshirë në dy vrasje të ndodhura në Shqipëri në muajin tetor të vitit 2015 dhe në muajin maj të vitit 2016.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Commenti

Valutazione 0 stelle su 5.
Non ci sono ancora valutazioni

Aggiungi una valutazione
bottom of page