IZZ AL-DIN AL-HADDAD DO TË ZËVENDËSOJË MOHAMMED SINUARIN (SINWAR) SI UDHËHEQËS I KRAHUT USHTARAK TË HAMASIT | 750 MIJË $ SHPËRBLIM PËR KOKËN E TIJ.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 2
- 1 min read

Jeruzalem, Izrael | Z. Al-Haddadd thuhet se u mbijetoi gjashtë tentativave për vrasje dhe se u akuzua për rindërtimin e infrastrukturës civile dhe ushtarake gjatë armëpushimeve me Izraelin.
“Ai, komandanti i brigadës veriore të Gazës, pritet të zëvendësojë z. Mohammed Sinuar (Sinwar) si udhëheqës i krahut ushtarak të Hamasit”, raportoi të dielën enti mediatik Kohërat (The Times).
Sipas Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, z. al-Haddad është anëtar i Këshillit Ushtarak të Hamasit dhe ishte kreu i Brigadave Izz al-Din al-Qassam (krahu ushtarak i Hamasit) në Qytetin e Gazës që nga viti 2021 dhe komandant i brigadës veriore të Gazës që nga nëntori 2023.
Enti mediatik Kohërat “The Times” tha se z. al-Haddad koordinoi pushtimin fillestar më 7 tetor, duke përfshirë edhe mbledhjen e komandantëve të Hamasit një natë më parë me dokumente të shkruara se si të kryhej sulmi.
“Ai ka një shpërblim të mëparshëm prej 750000 dollarësh për informacion mbi vendndodhjen e tij dhe thuhet se është i kujdesshëm të mos shfaqet në publik ose në media, si dhe të sigurojë komunikim të kufizuar”, deklaroi enti mediatik Kohërat (The Times).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commentaires