Jemen | “Zjarri që digjet aktualisht në Hodeidah është i dukshëm në të gjithë Lindjen e Mesme dhe kuptimi është i qartë”, tha ministri izraelit i Mbrojtjes Joav (Yoav) Gallant.
“Huthitë na kanë sulmuar më shumë se 200 herë. Herën e parë që ata lënduan një shtetas izraelit, ne - nënvizoi ai - i goditëm ata. Dhe ne do ta bëjmë këtë kudo që të kërkohet.
Gjaku i qytetarëve izraelitë ka një çmim. Kjo është bërë e qartë në Liban, Gaza, Jemen dhe vende të tjera: nëse ata guxojnë të na sulmojnë, rezultati do të jetë i njëjtë”.
Sulmi izraelit goditi portin e Hodeidah-it, i cili u përdor nga Huthitë për të marrë armë të transferuara nga Irani.
“Avionët luftarakë izraelitë goditën pak kohë më parë objektiva të regjimit terrorist Huthi në zonën e portit të Hodeida në Jemen”, tha zëdhënësi ushtarak izraelit, duke shpjeguar se sulmi është në përgjigje të qindra sulmeve të kryera kundër Izraelit në muajt e fundit.
“Nuk ka ndryshime - shpjegoi më tej ai - në udhëzimet e komandës së frontit të brendshëm. Në rast ndryshimesh do të njoftojmë popullsinë izraelite”.
JEMEN: SULME DHE SHPËRTHIME NË HODEIDA | TV HUTHI TREGON ZJARRET.
Sulme dhe shpërthime raportohen në qytetin Hodeida të kontrolluar nga Huthitë në Jemenin perëndimor.
Pamjet që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë tymin që ngrihet nga një vend i synuar.
Sulmet vijnë një ditë pasi një dron Huthi goditi Tel Avivin, duke vrarë një person.
Sipas kanalit libanez Al Mayadeen, i lidhur me Hezbollahun, avoionët luftarakë izraelitë F35 ishin përgjegjës për sulmet në Hodeida.
Në raport thuhet se rafineritë e naftës në portin e Hodeidës janë prekur. Imazhet e publikuara nga mediat arabe dhe izraelite tregojnë një zjarr të madh dhe tym të zi të dendur që ngrihet nga zonat e prekura.
Rreth 45 raketa janë lëshuar nga Libani drejt Izraelit verior në orët e fundit.
Hezbollahu mori përgjegjësinë për sulmin. Ushtria izraelite (IDF) tha se disa nga shpërthimet kishin shkaktuar zjarre.
Sulmi i parë prej 30 raketash shënjestroi lartësitë veriore të Golanit, disa u kapën ndërsa të tjera goditën zona të hapura.
Një breshëri prej 10 raketash u hodh kundër Galilesë Perëndimore dhe pesë të tjera kundër Galilesë së Sipërme. Sulmet nuk shkaktuan të lënduar.
Të paktën 25 persona u vranë në sulmet izraelite të nisura në orët e para të mëngjesit të sotëm në Rripin e Gazës, raporton enti mediatik Al Jazeera.
Sipas TV me bazë në Katar, të paktën 5 persona vdiqën pas një sulmi në lagjen Sheikh Radwan të qytetit të Gazës (në veri), 4 të tjerë, duke përfshirë dy fëmijë, vdiqën në një sulm në Jabalia (veri).
Të paktën 3 persona vdiqën në një sulm në kampin e refugjatëve Bureij (qendër).
Katër u vranë në kampin e refugjatëve Nuseirat (në qendër) dhe 8 të tjerë humbën jetën gjithashtu në Nuseirat.
Më në fund, një person vdiq në Kan Junis (Khan Younis), në jug në një sulm me dron.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments