
Jeruzalem, Izrael | Ushtria izraelite tha se kishte eliminuar një terrorist të xhihadit, të quajtur Akram Atef Farhan Zanon, në Rripin jugor të Gazës, pavarësisht se kushtet e armëpushimit hynë në fuqi.
“Ushtria e Izraelit (IDF) - shtoi në kanalin e saj Telegram - është e vendosur të ruajë plotësisht kushtet e marrëveshjes për kthimin e pengjeve, është e përgatitur për çdo skenar dhe do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të shmangur çdo kërcënim të menjëhershëm ndaj ushtarëve të IDF-së.
Prandaj ajo fton palestinezët të ndjekin udhëzimet e saj dhe të shmangin afrimin me trupat e dislokuara në zonë”.
“Në ditët e fundit - thotë ushtria izraelite - ushtarët e IDF-së kanë vepruar kundër kërcënimeve të paraqitura ndaj ushtarëve në Rripin e Gazës, pavarësisht nga kushtet të hyrjes në fuqi të armëpushimit.
Në Rripin jugor të Gazës, trupat e IDF-së që operojnë në zonë në përputhje me kushtet e marrëveshjes së armëpushimit identifikuan disa të dyshuar të armatosur që përbënin një kërcënim për trupat.
Trupat IDF-së në zonë vepruan për të penguar kërcënimin dhe për të eliminuar terroristin e Xhihadit Islamik Akram Atef Farhan Zanon.
“Për më tepër - shton ushtria - në disa zona të Rripit të Gazës të dyshuar të maskuar që iu afruan trupave të IDF-së, të cilat, qëlluan të shtëna paralajmëruese për të qëndruar larg tyre”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments