top of page
E BARDHË SHIRIT.png

IZRAELI PEZULLOI HYRJEN E NDIHMAVE HUMANITARE NË RRIPIN E GAZËS SI HAKMARRJE PËR REFUZIMIN E HAMASIT PËR TË PRANUAR “PLANIN WITKOFF”

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 2
  • 1 min read

Jeruzalem, Izrael | Izraeli ka pezulluar hyrjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës dhe ka mbyllur kalimet”, tha zyra e kryeministrit Benjamin Netanjahu.

 

Vendimi u mor gjatë një takimi natën vonë mes së shtunës dhe të dielës, në koordinim me Shtetet e Bashkuara, pas përfundimit të fazës së parë të marrëveshjes së pengjeve.

 

Lëvizja lidhet me refuzimin e Hamasit për të pranuar të ashtuquajturin “Plan Witkoff”.

 

Izraeli nuk do të lejojë një ndërprerje të armiqësive pa lirimin e pengjeve tanë. Nëse Hamasi vazhdon refuzimin e tij, do të ketë pasoja të mëtejshme”, thuhet në një deklaratë nga zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu.

 

Me përfundimin e fazës A të marrëveshjes për lirimin e pengjeve dhe pas refuzimit të Hamasit për të pranuar planin e Uitkofit (Witkoff) për të vazhduar bisedimet - të cilën Izraeli e ka pranuar - kryeministri Netanjahu ka vendosur që, duke filluar nga mëngjesi i sotëm, hyrja e mallrave dhe furnizimeve në Rripin e Gazës do të ndërpritet”, thuhet në deklaratë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page