top of page
E BARDHË SHIRIT.png

IZRAELI PEZULLOI DËRGESAT E NDIHMAVE NË GAZË PËR SHKAK SE ATO I VJEDH ORGANIZATA TERRORISTE HAMAS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 26
  • 1 min read

Jeruzalem, Izrael | Izraeli ka njoftuar pezullimin e shpërndarjes së ndihmave në Gazë, pasi ministri i ekstremit të djathtë, Bezalel Smotrich, kërcënoi të jepte dorëheqjen nga qeveria nëse nuk merren masa për të parandaluar mbërritjen e ndihmave te Hamasi.


Një burim ia tha këtë entit mediatik “Channel 12”, i cituar nga enti mediatik “Times of Israel”.


Lajmi erdhi menjëherë pasi zyra e kryeministrit njoftoi se z. Benjamin Netanjahu kishte urdhërua IDF-në të hartonte një plan brenda 48 orëve për të parandaluar Hamasin të vjedhë ndihma.


Pezullimi i shpërndarjes së ndihmave do të mbetet në fuqi derisa ushtria të paraqesë planin e saj”, shtoi burimi.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page