top of page
E BARDHË SHIRIT.png

IZRAELI PARALAJMËROI SE DO TË SULMOJË SIRINË PËR SHKAK TË DHUNËS DHE TË MASKARAVE QË USHTROHEN NDAJ PAKICËS DRUZHE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 1
  • 1 min read
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Kac (Katz).
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Kac (Katz).

Jeruzalem, Izrael | Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Kac (Katz), paralajmëroi sot se shteti hebre do të përgjigjet me forcë ushtarake nëse qeveria siriane nuk i mbron druzët, pasi përleshjet ndërfetare pranë Damaskut në ditët e fundit kanë lënë më shumë se 100 të vdekur.

 

Nëse sulmet kundër druzëve vazhdojnë dhe regjimi sirian nuk arrin t'i parandalojë ato, Izraeli do të përgjigjet me forcë të konsiderueshme”, tha ministri Katz në një deklaratë.

 

Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, i bëri thirrje më herët sot bashkësisë ndërkombëtare të mbrojë pakicat në Siri - veçanërisht druzët - nga regjimi dhe bandat e tij terroriste”.

 

Ushtria izraelite njoftoi dje se kishte evakuuar tre qytetarë druzë nga Siria me qëllim që t'u ofronte atyre trajtim mjekësor në Izrael.

 

Të mërkurën, kryeministri Benjamin Netanjahu njoftoi se ushtria izraelite kreu një sulm paralajmërues kundër ekstremistëve që po përgatiteshin të sulmonin anëtarët e pakicës druze në qytetin sirian Shahnaya.

 

Gjithashtu, shefi i shtabit të forcave të armatosura izraelite, Eial (Eyal) Zamir, urdhëroi ushtrinë të jetë gati për të goditur objektivat qeveritare në Siri në rast të akteve të reja të dhunës kundër komunitetit druz në atë vend.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page