top of page
E BARDHË SHIRIT.png

IZRAELI NUK LARGOHET NGA LIBANI; DO TË QËNDROJË NË 5 BASTIONE STRATEGJIKE.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox
Ushtarët izraelitë në Libanin jugor.
Ushtarët izraelitë në Libanin jugor.

Bejrut, Liban | Në kodrën e Hamames, në Libanin jugor pranë kufirit, ushtarët izraelitë janë forcuar prej ditësh: është një nga pesë lokacionet strategjike që Tel Avivi nuk do të braktisë pas skadimit të afatit për tërheqje nga vendi, i planifikuar për nesër në armëpushimin e brishtë të nënshkruar në muajin nëntor.

 

Në Bejrut, presidenti Joseph Aoun siguron se përgjigja do të jetë diplomatike, sepse Libani nuk mund të lejojë një konflikt të ri, por përgjigja e Hezbollahut ende pritet.

 

Ndërkohë, 500 ditë pas masakrës së 7 tetorit, familjet e pengjeve izraelite janë kthyer për të demonstruar nga Jeruzalemi në Tel Aviv, “le t’i nxjerrim nga ferri” ishte parrulla e tyre, teksa përgatiten të marrin trupat e katër personave të rrëmbyer të enjten, si pjesë e fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit që parashikon lirimin e të vdekurve apo pengjeve.

 

Izraeli më pas i kërkoi Hamasit të lirojë të gjallë gjashtë persona të rrëmbyer të shtunën e ardhshme, në vend të tre të parashikuarve në marrëveshje.

 

Për të ardhmen e Gazës, kryeministri Benjamin Netanyahu përsëriti se as Hamasi dhe as Autoriteti Kombëtar Palestinez nuk do të jenë të pranishëm në Rrip.

 

Në tavolinë, në vend të kësaj, është plani i presidentit Tramp (Trump) për të krijuar një Gaza të ndryshme - tha ai - duke iu referuar propozimit për evakuimin e palestinezëve”.

 

Një ide që kënaq edhe ministrin Bezalel Smotriç (Smotrich), i cili, është gjithashtu i bindur se Izraeli duhet të aneksojë Rripin verior dhe zona të tjera strategjike në enklavë: “Hamasi duhet të largohet nga Gaza dhe të dorëzojë armët e tij”, kërkoi ai.

 

Plani i presidentit Tramp (Trump) ishte në qendër të takimit në Riad midis sekretarit të Shtetit të ShBA-ës Marko (Marco) Rubio dhe princit saudit Mohammed bin Salman, një shenjë se Uashingtoni është i vendosur të ecë përpara.

 

Ndërkohë, në Libanin jugor, në prag të afatit 10 të mëngjesit për tërheqje, ushtria izraelite ka fortifikuar pesë pozicione përgjatë kufirit, përtej vijës së demarkacionit të OKB-së.

 

Perimetri mbrojtës shkon nga Labbouneh, një hedhje guri nga bregu, deri në kodrën Hamames, një lartësi prej rreth 600 metrash në anën lindore të kufirit.

 

Ushtarët - thanë banorët e fshatrave të afërta libaneze - ndërtuan barriera dhe hapën kanale me buldozerë”.

 

Ne duhet të qëndrojmë në këto vende, për momentin, për të mbrojtur qytetarët izraelitë”, tha zëdhënësi ushtarak Nadav Shoshani, duke shtuar se masa ishte në përputhje me marrëveshjen e armëpushimit.

 

Izraeli ka forcuar gjithashtu mbrojtjen e tij kufitare, me disa poste të reja, më shumë kamera, radarë dhe sensorë, forcat në terren janë trefishuar që nga 7 tetori.

 

Dhe vazhdon të godasë: avionët luftarakë vranë z. Muhammad Shaheen, shefin operacional të Hamasit në Liban, në një bombardim të synuar në Sidon.

 

Përballë tërheqjes së pjesshme të Izraelit, Bejruti njoftoi se do të vazhdojë përmes kanaleve diplomatike, sepse vendi nuk mund të tolerojë më një konflikt të ri”, tha presidenti libanez Aoun.

 

Opsioni i luftës nuk funksionon”, shtoi ai, duke siguruar se ushtria libaneze është gati të vendoset në fshatrat që izraelitët do të largohen.

 

Qeveria e kryeministrit Nawaf Salam, në detyrë që nga 8 shkurti, zotohet të çlirojë të gjithë territorin libanez dhe thekson monopolin shtetëror mbi armët në tekstin e deklaratës që do t'i paraqitet një votëbesimi në parlament.

 

Tani presim përgjigjen e Hezbollahut: temperamenti është përkeqësuar, siç tregohet nga sulmi ndaj një autokolone të Unifil ditëve të fundit në rrugën për në aeroport, i ndihmuar nga ndalimi i fluturimeve nga Irani, tashmë i zgjatur për një kohë të pacaktuar nga autoritetet.

 

Në një fshat jugor, ngatërrestarë të tjerë, siç i ka etiketuar Hezbollahu, prishën një monument kushtuar presidentit Aoun, duke shkruar emrin Hassan Nasrallah në gur.

 

Funerali solemn i udhëheqësit të ndjerë, i vrarë në një bombardim izraelit në shënjestër më 27 shtator 2024, është planifikuar për në datën 23 në Bejrut 2025.

 

Me mijëra priten në kryeqytetin libanez, duke përfshirë një delegacion të nivelit të lartë iranian.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page