IZRAELI MBYLLI HAPËSIRËN AJRORE NË VERI PËR 24 ORË | HEZBOLLAHU: 16 ANËTARË TË VRARË NË SULMIN IZRAELIT NË BEJRUT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 21, 2024
- 1 min read
Jeruzalem, Izrael | Hezbollahu raportoi një rritje të numrit të anëtarëve të tij të vrarë në një sulm izraelit në periferi jugore të Bejrutit dje.
Enti mediatik Al Jazeera raportoi se Partia e Zotit raportoi se dy komandantë ushtarakë dhe 14 luftëtarë vdiqën në sulmin izraelit.
Midis viktimave, Hezbollahu renditi kreun e njësisë elitare Radwan, Ibrahim Akilin (Aqil) dhe një komandant të lartë të së njëjtës forcë speciale, Ahmed Uahabin (Wahbi).
Sipas entit mediatik Haaretz, emrat përfshijnë edhe dy udhëheqës të tjerë të forcave Radvan, Abu Jazer (Yasser) Attar dhe Al-Hajj Nineveh.
Hamasi ka dënuar vrasjen e komandantit të Hezbollahut, Ibrahim Akilit, në sulmin e djeshëm ajror izraelit në kryeqytetin libanez Bejrut, duke e përshkruar atë si një krim dhe çmenduri për të cilën Izraeli do të paguajë një çmim.
Këtë e raporton enti mediatik Al Jazeera.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)



















































Comments