top of page
E BARDHË SHIRIT.png

IZRAELI KËRKON TRUPIN E SPIUNIT LEGJENDAR TË MOSSAD-it DHE HEROIT KOMBËTAR ELI KOHEN | PUNA E TIJ ISHTE KYÇE PËR FITIMIN E LUFTËS 6-DITORE | U KAP DHE U VAR NË SHESH PUBLIK NGA KUNDËRZBULIMI SIRIAN.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Jeruzalem, Izrael | Informacioni që ai arriti t'i përcillte vendit të tij, dha një kontribut kaq të vlefshëm, sa çoi në fitoren në Luftën Gjashtë Ditore të vitit 1967.

 

Tani Izraeli, me rënien e Asadit dhe Sirisë në kaos, po përpiqet të rimarrë eshtrat e spiunit legjendar të Mossad-it, Eli Kohenit (Cohen), të zbuluar dhe varur në publik në sheshin qendror të Damaskut në muajin maj të vitit 1965.

 

Sipas gazetës libaneze al Akhbar, Jerusalemi po negocion me sirianët dhe vendet e tjera për të zbuluar se ku u varros agjenti Kohen, duke përfituar nga rënia e regjimit të Asadit.

 

Jeta dhe aktiviteti i spiunazhit të z. Kohen në Siri, një vend që është armiku i ashpër i Izraelit, i cili i dha atij titullin e heroit kombëtar, përveçse tregohet në librat e historisë, së fundmi është përshtatur në serialin e famshëm të Netflix-it “Spiuni”.

 

Z. Kohen nuk ishte thjesht një spiun, ai ishte një figurë e njohur dhe e respektuar në mesin e elitës siriane.

 

Ai ndoqi ngjarje shoqërore, kultivoi lidhje të nivelit të lartë dhe madje mbajti kontakte me Amin al-Hafez, presidentin e atëhershëm të Sirisë.

 

Afërsia e tij me majën i dha atij akses në informacione të klasifikuara të paarritshme për këdo tjetër.

 

Një nga sukseset më të rëndësishme të inteligjencës ishte mbledhja e informacionit mbi dislokimin e forcave siriane në lartësitë e Golanit.

 

Agjenti i fshehtë i Mossad-it arriti të vizitonte postblloqet ushtarake, duke u shtirur se ishte i interesuar për kushtet e jetesës së ushtarëve dhe duke sugjeruar, në mënyrë miqësore, të mbilleshin disa pemë pranë pozicioneve për t'u ofruar atyre hije: pikërisht ato pemë, tre vjet më vonë, u përdorën nga IDF-ja si pika referimi për sulmet gjatë Luftës Gjashtë Ditore.

 

Z. Kohen gjithashtu arriti të zbulonte dhe t'i zbulonte vendit të tij detaje rreth armatimeve të dërguara në Siri nga Bashkimi Sovjetik dhe se si Damasku koordinohej me vendet e tjera arabe.

 

Jo vetëm kaq. Ai mori informacion të vlefshëm mbi planet siriane për të devijuar burimet e lumit Jordan, në mënyrë që të rrezikonte furnizimin me ujë të Izraelit.

 

Agjenti Eli Kohen, i lindur në vitin 1924 në Aleksandri, Egjipt, në një familje tradicionale hebreje, emigroi në Izrael në fillim të viteve 1950 dhe u vendos në Bat Jam (Yam).

 

Me personalitetin e tij karizmatik, ai u zgjodh për të punuar si agjent i Mossad në fillim të viteve 1960.

 

Nën emrin e rremë Kamel Amin Thaabet, ai shtiret si një biznesmen i pasur me origjinë siriane, i cili u kthye nga Argjentina për t'u integruar në elitën ekonomike dhe sociale të Sirisë.

 

Aftësitë e tij sociale dhe koefiçenti i lartë i inteligjencës e lartë e lejuan atë të depërtonte thellë në shoqërinë e sjellshme, duke u bërë mik i ngushtë me zyrtarë të lartë ushtarakë dhe qeveritarë.

 

Ai u zbulua në vitin 1965, kur inteligjenca e Hafezit arriti të lokalizonte komunikimet e tij radio me Izraelin, të vendosura me pajisje të avancuara të furnizuara nga Bashkimi Sovjetik.

 

Ai u arrestua, u mor në pyetje dhe u torturua, por heshti, duke refuzuar të zbulojë asnjë detaj.

 

Ai u var publikisht. Ekzekutimi tronditi Izraelin dhe e ktheu atë në një hero kombëtar. Që atëherë, familja ka luftuar për të sjellë eshtrat e tij në Izrael.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentários

Avaliado com 0 de 5 estrelas.
Ainda sem avaliações

Adicione uma avaliação
bottom of page