top of page
E BARDHË SHIRIT.png

IZRAELI GATI TË SULMOJË IRANIN | PENTAGONI AUTORIZOI ANËTARËT E FAMILJEVE USHTARAKE TË LARGOHEN NGA RAJONI I LINDJES SË MESME.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 12
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Izraeli është gati të nisë një operacion kundër Iranit”.


Kjo është sipas disa mediave amerikane, përfshirë Kohërat e Jorkut të Ri (New York Times) dhe “CBS News”, të cilat, citojnë burime të ndryshme amerikane dhe evropiane.


Përshpejtimi i Izraelit dhe frika nga hakmarrja kundër interesave amerikane në rajon thuhet se janë shkaku i këshillës së Uashingtonit për qytetarët dhe diplomatët e tij për t'u larguar nga Iraku dhe vendet e tjera në rajon.


Pentagoni gjithashtu ka autorizuar anëtarët e familjeve të ushtarakëve të largohen vullnetarisht nga postet në të gjithë Lindjen e Mesme”, tha një zyrtar i Mbrojtjes për entin mediatik “CBS News”.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page