top of page
E BARDHË SHIRIT.png

IZRAELI EKSPOZOI PAFUQINË E IRANIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 16
  • 4 min read
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei (në të majtë), së bashku me z. Hossein Salamin (i dyti nga e djathta), komandant i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), dhe gjeneralin Amir Ali Hajizadeh, shef i divizionit ajror të IRGC-së (në të djathtë), gjatë një vizite në ekspozitën e arritjeve ajrore të IRGC-së në Teheran (foto: Agjencia e lajmeve “AFP”).
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei (në të majtë), së bashku me z. Hossein Salamin (i dyti nga e djathta), komandant i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), dhe gjeneralin Amir Ali Hajizadeh, shef i divizionit ajror të IRGC-së (në të djathtë), gjatë një vizite në ekspozitën e arritjeve ajrore të IRGC-së në Teheran (foto: Agjencia e lajmeve “AFP”).

Nga z. Kon Kaflin (Con Coughlin).

Londër, Britani e Madhe | Ka një atmosferë të qartë dëshpërimi në paralajmërimin e dhënë nga udhëheqësi suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, se Izraeli do të marrë “ndëshkim të ashpër” si hakmarrje për sulmin shkatërrues ndaj infrastrukturës bërthamore të Iranit.


Që nga revolucioni islamik i vitit 1979, një nga objektivat kryesore të Republikës Islamike ka qenë të shndërrohet në një superfuqi ushtarake rajonale, e aftë për të përballuar dhe shkatërruar armikun e saj të përbetuar - Izraelin.


Për këtë qëllim, Ajatollahët kanë investuar qindra miliarda dollarë për të ndërtuar një arsenal të gjerë ushtarak, duke ngritur një rrjet organizatash terroriste islamiste në të gjithë Lindjen e Mesme, me qëllimin që të godasin Izraelin dhe aleatët e tij.


Si pjesë e kësaj fushate për të krijuar hegjemoni rajonale, Irani ka investuar gjithashtu shumë në zhvillimin e aftësive bërthamore.


Edhe pse regjimi ka mohuar vazhdimisht se po punon për të ndërtuar armë bërthamore, ekziston një bindje e përgjithshme në qarqet e inteligjencës perëndimore, se shumëçka nga punimet e Iranit, si p.sh. pasurimi i uraniumit, kanë një qëllim të vetëm - ndërtimin e kokave bërthamore.


Megjithatë, pavarësisht burimeve të mëdha të investuara në përpjekjen e Ajatollahëve për të arritur statusin e një superfuqie, pothuajse të gjitha shtyllat kryesore të këtij projekti tashmë janë rrënuar.


Rrjeti terrorist - i njohur në Teheran si “boshti i rezistencës” - është zbehur ndjeshëm pas sulmeve të 7 tetorit të kryera nga terroristët e Hamasit e të mbështetur nga Irani.


Vetë Hamasi është shkatërruar nga reagimi i furishëm ushtarak i Izraelit, ndërsa Hezbollahu, aleati i tij i ngushtë në Libanin jugor, ka pësuar një fat të ngjashëm.


Proksit e tjerë iranianë, si rebelët e lëvizjes Huthi në Jemen, kanë pësuar dëme të mëdha në veprimtarinë e tyre terroriste, si pasojë e një serie goditjesh shkatërruese ajrore nga ShBA-ës, të mbështetura nga aeroplanët luftarakë britanikë.


Ndërkohë, dobësia e brendshme e ushtrisë iraniane është ekspozuar pas sulmit shkatërrues të Izraelit vitin e kaluar, i cili, arriti të neutralizonte mbrojtjen shumëpërfolur ajrore të Iranit.


Përpjekja e Iranit për t’u hakmarrë me sulmin e tij të parë të drejtpërdrejtë ushtarak ndaj Izraelit, në prill të vitit të kaluar - duke lëshuar një kombinim prej 300 dronësh dhe raketash balistike - rezultoi në një dështim i plotë, pasi pothuajse të gjitha raketat u kapën përpara se të arrinin objektivat e tyre.


Sulmi më i fundit i Izraelit ndaj infrastrukturës bërthamore të Iranit, ku ka shkaktuar dëme serioze në objektet kyçe dhe ka eliminuar figura të rëndësishme të operacioneve ushtarake dhe bërthamore të Iranit, është një tjetër goditje poshtëruese për Ajatollahët - diçka që mund të shënojë, në fund, edhe fundin e regjimit të tyre despotik.


Pafuqia e ushtrisë iraniane u ekspozua sërish edhe nga përgjigjja e saj e fundit ndaj agresionit izraelit, kur rreth njëqind dronë të lëshuar nga Teherani, sipas raportimeve, nuk arritën të godasin objektivat në Izrael.


Ndërsa udhëheqësi suprem Khamenei vazhdon të mohojë katastrofën që po përfshin regjimin iranian, duke iu përgjigjur sulmeve izraelite me retorikën e zakonshme të hakmarrjes, regjimi e di mirë se vetë mbijetesa e tij është në rrezik.


Nuk është vetëm dëmi që ka pësuar Teherani që tregon se ky është një regjim në gjunjë.


Shumat marramendëse të investuara në ushtrinë dhe infrastrukturën terroriste të Iranit janë bërë në kurriz të qytetarëve të zakonshëm, shumë prej të cilëve mezi arrijnë të sigurojnë jetesën.


Për shkak të neglizhencës së regjimit ndaj nevojave të brendshme të vendit, inflacioni aktualisht arrin pothuajse 40 për qind, ndërsa normat e interesit të qeverisë janë në një nivel ndëshkues prej 24 për qind.


Si pasojë, papunësia te të rinjtë është në rreth 20 për qind.


Populli iranian, i cili, prej kohësh është lodhur nga udhëheqësit e paaftë islamikë të vendit, do të dëshironte me gjithë shpirt një ndryshim regjimi - por, aspiratat e tij janë shtypur vazhdimisht nga kapja e hekurt e pushtetit nga Ajatollahët.


Vetëm kandidatët që kanë miratimin personal të Udhëheqësit Suprem lejohen të garojnë në zgjedhjet e manipuluara të vendit.


Dhe, kur, siç po ndodh gjithnjë e më shpesh, pakënaqësia shfaqet përmes protestave mbarëkombëtare, besnikët e regjimit i shtypin brutalisht kundërshtarët.


Nuk është rastësi që numri i ekzekutimeve në Iran këtë vit është në nivelin më të lartë historik, me shumicën e viktimave të dënuar për akuza të fabrikuara politike.


Në këto rrethana, ekziston realisht mundësia që sulmi shkatërrues i Izraelit ndaj objekteve bërthamore të Iranit - ndërkohë që zyrtarët izraelitë paralajmërojnë se do të ketë edhe më shumë - të rezultojë në goditjen përfundimtare për regjimin e Ajatollahëve.


Së shpejti mund të jemi dëshmitarë të kolapsit të një regjimi që tashmë është hapur i përçmuar nga shumica dërrmuese e popullit iranian.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Commentaires

Noté 0 étoile sur 5.
Pas encore de note

Ajouter une note
bottom of page