Uashington, Amerikë | Izraeli i dërgoi një mesazh Iranit të premten përpara sulmeve të tij, duke paralajmëruar Teheranin të mos përgjigjet.
Enti mediatik Axios shkruan duke cituar tre burime dhe duke nënvizuar se mesazhi izraelit ishte një përpjekje për të parandaluar një përshkallëzim më të gjerë.
“Mesazhi izraelit iu përcoll iranianëve nëpërmjet disa palëve të treta”, thanë burimet.
“Izraelitët ua bënë të qartë paraprakisht iranianëve se çfarë do të sulmonin dhe çfarë nuk do të sulmonin”, tha një burim.
“Një nga kanalet ishte Ministri i Jashtëm holandez Caspar Veldcamp”, tha një burim.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
コメント