IZRAEL | KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU: LUFTA KUNDËR IRANIT NUK KA MBARUAR; KA URANIUM QË DUHET TË MERRET; ENDE KA VENDE PASURIMI QË DUHEN ÇMONTUAR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 10
- 1 min read
Jeruzalem, Izrael | “Rezervat e uraniumit të pasuruar të Iranit duhet të hiqen përpara se të përfundojë lufta e ShBA-ës dhe Izraelit kundër Teheranit”.
Kështu tha Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu në një intervistë për entin mediatik amerikan “CBS”.
“Lufta nuk ka mbaruar, sepse ende ka material bërthamor, uranium të pasuruar, që duhet të hiqet nga Irani. Ende ka vende pasurimi që duhet të çmontohen”, tha Kryeministri Netanjahu në një fragment nga një intervistë në programin “60 Minutes”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)














Comments