IZRAEL | KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU: JAM I VETËDIJSHËM PËR SITUATËN NË IRAN; DO TË FLAS ME PRESIDENTIN DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP).
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 17
- 1 min read
Jeruzalem, Izrael | “Ne jemi shumë të vetëdijshëm për situatën në Iran. Do të flas me Trampin (Trump) sot”.
Kështu tha Kryeministri Benjamin Netanjahu, siç raportohet nga enti mediatik “Haartez”.
Kryeministri Netanjahu mblodhi ndihmësit e tij kryesorë dhe ministrat së bashku këtë mbrëmje për një diskutim mbi sigurinë në zyrën e tij në Jerusalem, sipas një raporti nga zyra e njërit prej ministrave të pranishëm në “Times of Israel”.
Kabineti i vogël i sigurisë zakonisht përfshin Ministrin e Jashtëm Gideon Sa'ar, Ministrin e Mbrojtjes Israel Kac (Katz), Ministrin e Financave Bezalel Smotriç (Smotrich) dhe Ministrin e Sigurisë Kombëtare Itamar Ben Gvir.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)














Comments