IZRAEL | SHEFI I RI I AGJENCISË SË SIGURISË SË JASHTME (MOSSAD) ROMAN GOFMAN: STRATEGJIA E IZRAELIT KUNDËR IRANIT KA NDRYSHUAR EKUILIBRIN E FUQISË NË RAJON.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 2
- 1 min read
Jeruzalem, Izarel | “Zhvendosja strategjike e Izraelit kundër boshtit iranian përmes operacioneve ushtarake ka ndryshuar ekuilibrin e fuqisë në të gjithë rajonin”.
Kështu tha shefi i ri i Mossad-it, Roman Gofman, gjatë ceremonisë së tij të përurimit, i cituar nga enti mediatik vendor “Times of Israel”.
“Por detyra nuk ka përfunduar ende. Zemra e Mossad-it qëndron në operacionet e fshehta kundër objektivave të tij. Ne do ta mbrojmë këtë mision me çdo kusht”, tha ai, i cili zëvendësoi zyrtarisht sot z. David Barnea si drejtori i 14-të i Agjencisë së Sigurisë së Jashtme të Izraelit.
Shefi i ri i Mossadit më parë mbante pozicionin e sekretarit ushtarak të kryeministrit, i cili aktualisht është vakant.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)























Comments