Komo, Itali | U tentua të vriteshin me armë zjarri:
1- Z. Indrit Lleshaj, me moshë 44 vjeç.
2- Z. Artan Llazari, me moshë 42 vjeç.
Individë që për autoritetet italiane të zbatimit të ligjeve i përkasin agjenturës shqiptare të krimit ordiner që vepron në territorin e Republikës së Italisë.
Sulmi me armë zjarri ndaj tyre u ndërmuar në orët e vona të së premtes (20 shtator 2024).
Dorasit ishin të maskuar dhe shtinë ndaj objektivave të tyre nga një motomjet në lëvizje, duke i kapur në gjoks dhe qafë.
“Dy shqiptarët udhëtonin me një makinë tip Audi Q5, e cila fillimisht u bllokua nga një makinë tjetër e paidentifikuar. Sapo shqiptarët ndaluan automjetin e tyre, një motor iu afrua. Të dy fillimisht thyen xhamin e përparmë të Audi-t, por kur Lleshaj dhe Llazari zbritën, ata u goditën nga disa të shtëna me armë zjarri nga njëri prej autorëve, i cili i plagosi në gjoks dhe në qafë”, thuhet në koment të enteve mediatike vendase.
Dy viktimat u transportuan në spitalin e Saronnos, ku një prej tyre është në gjëndje kritike për jetën.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments