top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ITALI: U RRIT VARFËRIA MATERIALE NË MESIN E TË PUNËSUARVE (QOFTË EDHE TË ATYRE ME KOHË TË PLOTË) | NË GJERMANI PRIVIMI MATERIAL PREK 11.4% TË POPULLSISË; NË SPANJË 16%.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 27
  • 2 min read

Romë, Itali | Rreziku i varfërisë në Itali në vitin 2024 mbetet në 18.9%, i qëndrueshëm në krahasim me vitin 2023, në nivelin më të ulët që nga viti 2009, por rritet për ata që punojnë, edhe në rastin e punësimit me kohë të plotë.

 

Të varfër edhe kur punojnë në Itali janë 9%.

 

Këta janë 8.5% e popullsisë, nga 9.8% në vitin 2023 dhe në nivelin më të ulët që nga viti 2015.

 

Praktikisht, në Itali janë afërsisht pesë milionë njerëz që nuk janë në gjendje të përballojnë pesë nga 13 shpenzimet e treguesit.

 

Si psh: të kesh një shtëpi me ngrohje të mjaftueshme; të kesh mundësi të marrësh të paktën një javë pushime; të përballesh me shpenzime të papritura; të jesh në gjendje të hash një vakt proteinash të paktën çdo dy ditë; të kesh një lidhje internet; të kesh të paktën dy palë këpucë etj.

 

Në Gjermani, privimi material prek 11.4% të popullsisë ndërsa në Spanjë 16%.

 

Rreziku i varfërisë në Itali në vitin 2024, ose përqindja e atyre që duhet të merren me të ardhura të disponueshme pas transfertave sociale më të ulëta se 60% e mesatares kombëtare (12363 euro pragu për vitin 2024), siç thuhet në tabelat e Eurostat-it, ulet tek të miturit dhe rritet tek të rriturit mbi 65 vjeç.

 

Në përgjithësi, personat në situatë varfërie në Itali janë 11 milionë e 92 mijë, 29 mijë më pak se në vitin 2023 dhe në nivelin më të ulët që nga viti 2009.

 

Përqindja e atyre që janë të varfër pavarësisht se punojnë mbi moshën 18 vjeç rritet për ata me kontratë me kohë të plotë, por ulet për ata me kohë të pjesshme, duke shkuar nga 16.9% në 15.7% të personave me këtë lloj marrëdhënie pune.

 

Varfëria në punë po rritet në Itali veçanërisht për të vetëpunësuarit me 17.2% që kanë të ardhura më të ulëta se 60% e mesatares kombëtare (ishte 15.8% në 2023) ndërsa për të punësuarit pesha rritet nga 8.3% në 8.4%.

 

Nëse 18.2% e të punësuarve me arsim të detyrueshëm janë të varfër në Itali (nga 17.7% në vitin 2023), 4.5% e të punësuarve me diplomë universitare kanë të ardhura më të ulëta se 60% e mesatares kombëtare (ishte 3.6% në 2023).

 

Ka një tregues tjetër, pra, që po përkeqësohet. Është hendeku midis të pasurve dhe të varfërve.

 

Në vitin 2024, hendeku midis atyre në varfëri dhe atyre që janë më të pasur u zgjerua sërish pas një reduktimi të hendekut në vitin 2023.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page