top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

ITALI: TË BURGOSURIT KËRKOJNË UJË TË NGROHTË NË QELI | GJYQTARI E JUSTIFIKON MUNGESËN DUKE THËNË SE BURGU NUK ËSHTË HOTEL.

Romë, Itali | Garantuesi i të Burgosurve do të nisë hetimet penale për disa përgjigje nga drejtësia mbikëqyrëse, e cila refuzoi një sërë ankesash për lirim të parakohshëm, zbritje apo kompensim për dëmet e paraqitura nga të burgosur të ndryshëm në burgun Soliçiano (Sollicciano) në Firence, për shkak të kushteve të degraduara të strukturës.

 

Garantuesi u ndal edhe në urdhrin me të cilin u refuzua një nga ankesat e paraqitura nga një i burgosur nga Soliçiano (Sollicciano), i cili ankohej për kushtet e këqija higjienike, dhe ku thuhet: “Për mungesën e ujit të ngrohtë në lavamanin e vendosur brenda dhomave të paraburgimit, ky magjistrat beson se furnizimi me ujë të ngrohtë brenda qelisë nuk është një e drejtë thelbësore e garantuar për të burgosurin, por një furnizim që mund të pritet vetëm në ambientet e hotelit.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page