top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

ITALI: SHTOHET NUMËRI I DIVORCEVE GRI | MODA AMERIKANE: PAS TË 60-ave ÇIFTET E PRISHIN MARTESËN.

Romë, Itali | Ndarja në moshën 60-vjeçare ishte tabu edhe vetëm pak vite më parë: lodhja e tepërt mendore dhe rreziku i vetmisë ishte shumë i lartë.

 

Por sot ndarjet dhe divorcet e vonuara, ose siç i quajnë në SHBA, divorcet gri, nuk janë më një gjë e rrallë.

 

Në 6 vjet, nga viti 2015 në 2021, numri i divorceve në mesin e atyre mbi gjashtëdhjetë është pothuajse dyfishuar.

 

Në realitet, divorci i vonë është një ngjarje në përputhje me evolucionin e lidhjeve në çift”, tha z. Xhiankarlo Dimaxhio (Giancarlo Dimaggio), psikiatër dhe psikoterapist, bashkëthemelues i Qendrës së Terapisë Metakognitive Ndërpersonale në Romë.

 

Tani jeta është e gjatë, shkon shumë përtej atij pragu dhe ndodh që monogamia shndërrohet në monogami seriale: marrëdhënie të reja, të fiksuara, por edhe pas të 60-ave.

 

Me pak fjalë, divergjenca që në të kaluarën nuk mund të kishin dalë, tani dalin: për arsye që kanë të bëjnë me jetëgjatësinë, por edhe për një probabilitet të shtuar për t'u distancuar, për t'iu përgjigjur stimujve të ndryshëm, e njëkohësisht për të gjetur njerëz me të cilët janë më të sintonizuar sesa me ata që kanë zgjedhur në moshën 25-vjeçare”, tha ai.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

bottom of page