ITALI: QË PREJ MËNGJESIT TË SOTËM BURGU I PIAÇENCËS ËSHTË NË TRAZIRA | NGA QYTETET E TJERA PO MBËRRIJNË PËRFORCIME POLICORE PËR TË VENDOSUR RENDIN BRENDA BURGUT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 15
- 1 min read

Piaçenca, Itali | Brenda burgut të Piaçencës (Piacenzas) ka nisur që nga mëngjesi i sotëm një trazirë.
Për momentin nuk ka detaje, por duket se punonjësit e policisë së burgjeve janë duke u përballur me shqetësime në një krah të burgut, duke ndërhyrë me mjete rebelimi.
Përforcime mësohet se po vijnë edhe nga qytete të tjera.
Nuk dihet ende nëse ka të lënduar.
Në mëngjes, për shkak të një zjarri të vogël kishin ndërhyrë edhe urgjenca 118 dhe zjarrfikësja, por ndërhyrja e tyre më pas nuk ishte e nevojshme.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commentaires