top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

ITALI: PUNONJËSI NË QENDRËN KËRKIMORE BËRTHAMORE DYSHOHET SE ËSHTË KONTAMINUAR ME PLUTONIUM.

Romë, Itali | Një burrë që punon në një qendër kërkimore të energjisë bërthamore jashtë Romës thuhet se është kontaminuar me plutonium.

 

Në përfundim të orarit të punës, punëtori u testua dhe u konstatua se niveli i plutoniumit në veshjet e tij ishte një mijë njësi më i lartë se kufiri maksimal i lejuar.

 

Lajmi bëhet i ditur nga të gjitha mediat e vendit, të cilat shtojnë se janë duke u kryer hetime të mëtejshme.

 

Ndotja me këtë material radioaktiv dyshohet se ka ndodhur katër ditë më parë dhe siç u bë e ditur, autoritetet kompetente kanë mbledhur menjëherë informacion nga drejtuesit e uzinës.

 

Sipas informacioneve të deritanishme, shëndeti i punonjësit nuk thuhet të jetë në rrezik serioz, ndërkohë që po kryhen kontrolle për të përcaktuar nëse nuk janë respektuar procedurat e parashikuara të sigurisë dhe mbrojtjes së personelit.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentários

Avaliado com 0 de 5 estrelas.
Ainda sem avaliações

Adicione uma avaliação
bottom of page