ITALI | MINISTRI I ARSIMIT DHE MERITËS XHUZEPE (GIUSEPPE) VALDITARA: DUKE FILLUAR NGA VITI I ARDHSHËM TELEFONAT CELULARË DO TË NDALOHEN NË SHKOLLAT E MESME; NJË QARKORE DO TË BOTOHET SË SHPEJTI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 5
- 1 min read

Romë, Itali | “Për vitin e ardhshëm shkollor ne do të donim të ndalonim përdorimin e telefonave celularë edhe në shkollat e mesme”.
Ministri i Arsimit dhe Meritës Xhuzepe (Giuseppe) Valditara e njoftoi këtë gjatë programit “Cinque Minuti” në transmetuesin televiziv “Rai Uno”.
Më pas, duke folur në emisionin “Porta a Porta”, ministri shpjegoi:
“Në javët e ardhshme do të nxjerrim një qarkore në mënyrë që duke filluar nga viti i ardhshëm përdorimi i telefonave celularë, madje edhe për qëllime edukative, të ndalohet në shkollat e mesme”, tha ministri Valditara duke folur në emisionin “Porta a Porta”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments