top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ITALI: MËSUESJA U KUMTOI NXËNËSVE SE “REZISTENCA” U SHPIK NGA ALEATËT.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Rexhio Emilia, Itali | Dy fletëpalosje “revizioniste dhe konspirative” u shpërndanë të mërkurën nga një mësuese e letërsisë nxënësve të klasës së pestë të shkollës së mesme Aldo Moro, në Rexhio Emilia (Reggio Emilia).

 

Historia shkaktoi bujë në ditën e fundit të shkollës.

 

Këtë e raporton enti mediatik Gazeta e Rexhios (Gazzetta di Reggio).

 

Në ato fletë, në fakt, nga njëra anë sulmohet Axhenda 2030, e cila nuk ka si objektiv zhvillimin e qëndrueshëm sipas mësuesit, por:

1- Vaksinimet e detyruara.

2- Kontrollin e burimeve.

3- Racionimin e ujit.

 

Pjesa e dytë e materialit të shpërndarë ka të bëjë me Rezistencën kundër fashizmit, një shpikje, sipas profesoreshës.

 

Në fletë, sipër një foto bardh e zi me tre partizanë, lexojmë një tekst plot gabime gramatikore: “A kemi partizane? Jo, nuk duket kështu, pra çfarë të bëjmë, merrni tre vajza dhe armatoseni në foto, por partizanët, siç tha Albertaci (Albertazzi), zakonisht shihen nga pas, dhe ne i shohim nga përpara: e para në të djathtë ka një pushkë që është ndoshta paksa shumë e lubrifikuar dhe për këtë arsye ka një shami ose një gazetë për të mos u ndotur... Padyshim, e dyta, duke mos ditur ta mbajë, vendos ta tërheqë zvarrë pushkën duke e mbajtur si çadër.

 

Dhe përsëri: Ajo e majta dëshiron shumë të vrasë dikë dhe po e synon me një vrull luftarak.

 

Sa keq... pushka është përmbys kështu këmbëza po shikon lart. Foto e bukur që konfirmon një rezistencë të lindur pas shtatorit 8 1943, e paguar nga aleatët, e shpikur si kjo foto.

 

Në orët pas zbulimit të këtij materiali, mësuesit e gjimnazit i raportuan drejtorit të institutit, i cili po vlerëson se çfarë duhet bërë.


 

Nga z. Erton Duka.

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

bottom of page