top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

ITALI: ETMOND QEVANI; KLENIS QEVANI; KLEON MEMA; GERI SKILJA: ELIDON SHKALLA; FERDINANDO BONXHIOVANI (BONGIOVANNI) U DËNUAN ME BURG | TREGTARË DROGËRASH.

Romë, Itali | Autoritetet italiane të gjykimit penal shqiptuan dënime penale për disa subjekte që i përkisnin agjenturës shqiptare të krimit ordiner.


Gjashtë anëtarët e organizatës kriminale kërkuan dhe morën një gjykim të shkurtuar, procedurë penale e cila parashikon uljen e një të tretës së dënimit penal.

 

Në vend të kësaj, katër anëtarët e tjerë kërkuan një marrëveshje.

 

Në përfundim të gjykimit penal, gjykata shqiptoi dënimet penale si më poshtë vijon:

1- Z. Klenis Qevani u dënua me 10 vjet e 8 muaj heqje lirie.

2- Z. Etmond Qevani (i njohur edhe si Renato) u dënua me 7 vjet heqje lirie.

3- Z. Kleon Mema, me moshë 39 vjeç, u dënua me 3 vjet vjet heqje lirie.

4- Z. Geri Skilja, me moshë 29 vjeç, u dënua me 3 vjet e 4 muaj heqje lirie;

5- Z. Elidon Shkalla, me moshë 28 vjeç, u dënua me 5 vjet heqje lirie;

6- Z. Ferdinando Bonxhiovani (Bongiovanni), me moshë 62 vjeç, u dënua me 5 vjet heqje lirie.

 

Operacioni policor kundër tyre filloi në agimin e 29 qershorit të vitit 2023 në provincat e Fermo-s, Maçeratës (Macerata), Ankonës (Ancona), Pesaro-Urbino-s, Frosinone-s, si dhe në Shqipëri, dhe në mbretëritë e Belgjikës dhe të Spanjë.

 

Të arrestuarit ishin përgjegjës në cilësi të ndryshme për organizimin dhe trafikimin ndërkombëtar të kokainës dhe hashashit.

 

Hetimi kompleks, i nisur nga Porto Sant’Elpidio, pas sekuestrimit të 20 kg kokainë, kishte bërë të mundur rindërtimin e veprimtarisë dhe strukturës së një organizate kriminale me bazë operacionale në qytetin e Fermo-s.

 

Organizatorët në Porto Sant’Elpidio ishin dy vëllezërit Qevani: Klenisi, i cili kishte ndjerë rrezikun, kishte arritur të arratisej, por ishte kapur në Belgjikë, ndërsa Etmondi ishte arrestuar.

 

Ata shfrytëzonin biznesin e shitjes së makinave për të transportuar kokainë dhe lëndë të tjera narkotike.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page