top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ITALI: ELISABETTA BELLONI DHA DORËHEQËJE NGA DREJTIMI I SHËRBIMEVE SEKRETE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 6, 2025
  • 1 min read

Romë, Itali | Znj. Elisabetta Belloni largohet nga drejtimi i Dis (Departamenti i Informacionit për Sigurinë), i Republikës së Italisë.

 

Vendimi për të bërë një hap prapa iu komunikua disa miqve gjatë muajit dhjetor. Burime të akredituara konfirmuan lajmin e parashikuar nga gazeta italiane “La Repubblica”.

 

Vendimi i ishte komunikuar nga znj. Belloni autoritetit të deleguar për sigurinë e Republikës, z. Alfredo Mantovano.

 

Znj. Belloni kishte mohuar se zgjedhja për t'u larguar nga organi që koordinon dy agjencitë e inteligjencës lidhet me marrjen e një pozicioni të ri në një institucion tjetër - siç shkruan gazeta - duke raportuar mundësinë e një pozicioni teknik drejtues përkrah presidentes së Komisioni Evropian Ursula von der Leyen”.

 

Dorëheqja do të hyjë në fuqi më 15 janar 2025.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page